Loading...

Sekuestrohet kokainë në Durrës

[sgmb id=”1″]

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara nga Strukturat Policore kanë goditur një rast të drogave të forta, duke finalizuar me sukses operacionin e koduar ”Segmenti”. Janë arrestuar në flagrancë shtetasit: L.M 32 vjeç, banues në Durrës, E.GJ 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak,

M.T 47 vjeçe, banuese në Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasqë më datë 25.09.2017, në lagjen Nr.14, Shkozet gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë;

•një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një krehër;

• vlera monetare në Lekë dhe Euro;

•4 aparatë telefoni celularë.

Roli i shtetasve të arrestuar:

Shtetasi E.GJ siguronte lëndën narkotike të llojit Kokainë, ndërsa shtetësia M.T lëndën narkotike të siguruar nga shtetasi E.GJ ia jepte shtetasit L.M dhe ky i fundit e shiste.

Nëse lënda narkotike do të shitej vlera e saj në treg do të shkonte rreth 50 000 euro.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com