[sgmb id=”1″]
Mbante në përdorim armë zjarri pa leje arrestohet në flagrancë nga policia!
Në kuadër të planit të masave për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e personave në kërkim, apo të atyre që mbajnë e qarkullojnë me armë zjarri pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në DVP.Vlorë, kanë ushtruar kontrolle të vazhdueshme në akset rrugore si edhe në ambjente të ndryshme për këtë qëllim.
Si rezultat i këtyre kontrolleve në një ambient lokal, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i : Mandi Begaj, 39 vjeç, banues në Vlorë. 39-vjeçari është konstatuar nga shërbimet e policisë gjatë një kontrolli në një ambient lokal në lagjen ”Uji i ftohtë”, duke mbajtur në përdorim një armë zjarri Pistoletë pa leje. Materialet u referuan në Prokurori ndaj tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.