[sgmb id=”1″]
Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva në Skrapar. Sekuestrohen 325 kg lëndë narkotike e dyshura Cannabis Sattiva, shoqërohen 5 banorë të zonës si autorë të dyshuar.
Policia bën me dije se më datë 28.09.2017, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në vijim të punës për goditjen e vepritarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë konstatuar se:
Në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.