[sgmb id=”1″]
Admir Devovi, është shpallur në kërkim si autori i plagosjes se ndodhur në një lokal nate në Shkodër.
Ish-efektivi i forcave speciale të ushtrisë, qëlloi me plumb në kokë një 21-vjeçar sapo doli nga një lokal me muzike live, në Beltojë.
Edmir Nilaj nga Vukeli i Malësisë së Madhe, ishte pjesë një grupi të rinjsh, klientë në lokalin e natës.
Konflikti nisi me disa të rinj të tjerë që ishin në një tavolinë ngjitur.
Burime të policisë thanë se shkak është bërë një celular i humbur nga 21-vjeçari.
Nën konsumin e alkoolit pati fyerje dhe shtyrje mes njeri – tjetrit.
Në mes të sherrit, 35-vjeçari Admir Dekovi, nxori një armë dhe fillimisht e goditi me qytën e saj Nilajn e me pas me një plumb.
Dekovi mësohet se ka qenë efektiv i forcave komando, shkruan tvklan.al.
Në profilin e tij në Facebook gjen foto të shumta të tij me uniformen e elitës së ushtrisë dhe me armë të llojeve të ndryshme.
Arsyet e përfshirjes së tij në konflikt janë të paqarta.
Policia bëri shoqërimin e shtatë personave dhe sekuestroi pamjet e kamerave të sigurisë së lokalit dhe të parkimit, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.