Loading...

Rrëfen Sali Berisha: Sokol Olldashi bëri një gabim!

[sgmb id=”1″]

Peka: Z. Berisha, gjatë këtyre muajve a jeni penduar që keni dhënë dorëheqjen në 2013 dhe ka shumë zëra dhe akuza brenda PD-së që keni mbështetur Bashën në 2013?

Berisha: Dy momente. Nuk jam penduar qoftë edhe për një të qindin e milisekondës, nuk pendohem. Gjatë jetës më ka takuar të marr vendime të rëndësishme, por unë kurrë nuk kam marrë vendime pa i marrë mirë dhe qartë. Kurrë nuk jam penduar për vendimet e mia. Për asnjë nga vendimet e mia të mëdha nuk jam penduar. E dyta për garën. Është e rëndomtë kjo që njerëzit besojnë gënjeshtrat e veta. Cila është e vërteta.. Në mënyrë absolute, as Lulzim Basha dhe as i ndjeri Sokol Olldashi nuk janë thirrur nga Sali Berisha për të kandiduar. Jo. Që të dy kanë ardhur vetë tek Sali Berisha. U kam thënë të njëjtën fjali që të dyve: Ky është vendim i juaji, unë nuk kam asgjë kundër. Ua kam bërë të qartë që asnjëri prej tyre të mos thotë se jam kandidat i Sali Berishës. Ishin kandiduar siç duhet. Djem të zotë që të dy. Fushata ishte e para e kësaj natyre.

Peka: A është e vërtetë që Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi ju kanë ardhur në zyrë dhe ju kanë propozuar se fituesi do të ishte kryetari dhe humbësi nënkryetari

Berisha: Absolutisht kurrë nuk kanë ardhur. Po të kishin ardhur nuk do e pranoja, sepse ajo nuk do të ishte garë. Do ishte fiktivitet, ajo nuk do ishte garë në konceptim tim. Sokol Olldashi ka qenë një nga njerëzit më të zgjuar në drejtimin e PD. I ndjeri bëri një gabim të madh që më çuditi. Unë kam strukturat tha, ky (Basha) tha unë kam anëtarësinë. Mirëpo i ndjeri Sokol nuk e realizoi që strukturat drejtuese të partisë nuk ishin më ato që i donte anëtarësia, sepse në humbje anëtarë dhe militantët e thjeshtë të parin që akuzojnë janë drejtuesit lokal dhe me radhë. Ky ishte faktori përcaktues i asaj gare. Edhe unë u çudita, pse e bëri këtë zgjidhje, e bëri vetë. Ai i njihte strukturat në mënyrë të shkëlqyer, Sokoli, por nuk ishin ato që të bënin kryetar. Ato ishin ato të cilat anëtarësia i akuzonte si përgjegjëse për humbjen. Aq më tepër kur unë dhashë dorëheqjen. Në kushtet e dorëheqjes time, anëtari më i thjeshtë thoshte kur ky (Berisha) dha dorëheqjen, ky duhet të ikë një minutë e më parë.

Peka: Gjatë kësaj kohe që kishim një garë brenda PD-së, a keni qenë i gatshëm që ta mbështesni Jozefina Topallin nëse hynte në garë përballë Lulzim Bashës?

Berisha: Asnjë njeri nuk mbështesja dhe asnjë njeriu nuk do ti përzihesha në garë. Më ka ardhur Eduard Selami e i kam thënë se unë nuk mbështes njeri. E kam pritur Astrit Patozin, i kam pritur me radhë. Nuk mund të përzihem unë. Përzierja ime në PD ka marrë fund në çështjen e garave në PD.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com