[sgmb id=”1″]
Në konferencën për media, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se mbledhja e katërt e dy qeverive jemi dakorduar të fokusohemi në fushat ku ka proces.
“Në lehtësimin e procedurave administrative, në lëvizjen e lirë në kufi. Intensifikimi i tregut tonë po ashtu duhet të shërbej si model, prandaj sot u pajtuam të përmbyllim procesin e përbashkët doganor në portin e Durrësit, i cili është port i shqiptarëve të Kosovës po ashtu, sepse është e padrejtë dhe e pandershme që sipërmarrjet shqiptare që qojnë mall në Kosovë përmes Durrësit të kontrollohen dy herë dhe të përballen me dy palë procedura e dy palë doganierë. Ky proces është vonuar pajustifikim”, theksoi Rama.
Ai tha se do të fillohet ti ipet fund harxhimit të buxhetit duke mbajtur konsullata të ndara shqiptare, duke nisur nga kryeqendrat e mëdha, raporton Indeksonline.
“Shqipëria e mbështet dialogun e Prishtinës me Beogradin, në funksion të gjetjes së një zgjidhje realiste dhe çlirimit të Serbisë nga mankthi, e që pengon njohjen përfundimtare të Kosovës. E shikojmë me shqetësim çështjen e demarkacionit me Malin e Zi poashtu që është e domosdoshme që të gjindet një zgjidhje e që po krijon jo pak probleme me BE-në, që është garanti i Kosovës”, ka shtuar Rama.
………………………………………….
Rama e vlerëson si nderë për Shqipërinë vizitën e Haradinajt në Tiranë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologun e tij kosovar, Ramush Haradinaj tha se kjo vizitë është nder për shtetin shqiptar.
Ai theksoi se viti i ardhshëm do të jetë i rëndësishëm, të cilin do e duan të gjithë, viti i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, raporton Indeksonline.
Rama foli edhe për takimin e përbashkët të dy qeverive në muajin nëntor, që do të zgjas dy ditë, më 27 dhe 28 nëntor për nder të Ditës së Flamurit.
“Këtë vit do të përtërijmë lidhjet tona dhe do t’i çojmë në një nivel të ri. Për ditë, muaj e vite më të bashkuar në funksion të një të ardhme më të mirë për gjithë shqiptarët. Fal përpjekjes së dy presidentëve ku përfshihen autoritete të larta të Shqipërisë e Kosovës, në shenjë për heroin tonë ky vit do na shërbej si pakt i bashkuar për bashkimin e botës shqiptare”, potencoi Rama.
Kryeministri shqiptar shtoi se përpjekje këtë vit do të bëhet për regjistrimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë, e që Kosova e ka nisur dhe është model për të tjerët.
“Ne duam të angazhohemi për fëmijët e kombit tonë që arrijnë suksese në Evropë e Amerikë, që të gjejnë rrugë për dije dhe shërbim të kombit, të forcimit të lidhjeve që nuk duhet ta lëmë të tretet, e që është përgjegjësi e jona si vendimmarrës. Më 28 nëntor të 2018 do të mund të rendisim çka jetësuam si qeveri për shqiptarët jashtë vendit”, tha tutje Rama.
Sipas tij, duhet të mendohet që shtetet të ndahen nga historia sovjetike