[sgmb id=”1″]
Rama për marrëdhëniet me Greqinë: Ne duam miqësi, por …
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të prezantimit të premtimeve për 4 vitet e ardhshme ka folur edhe për marrëdhëniet me fqinjët.
Duke u shprehur se me të gjitha vendet janë marrëdhëniet e mira, ai veçoi vetëm marrëdhëniet me Greqinë, duke kërkuar që edhe shteti fqinj të ketë respekt të ndërsjelltë.
“Ne duam miqësi, respekt të ndërsjelltë dhe bashkëpunim.
Çdo grek që jeton në Shqipëri është anëtar me të drejta të barabarta i familjes tonë. Çdo minoritar është pjesë e jona.
Shqipëria nuk do të mbyllë asnjëherë sytë dhe gojën në mbrojtje të të drejtave”, u shpreh Edi Rama në fjalën e tij.