Loading...

Plumba ndaj makinës në Tiranë, arrestohet autori.

[sgmb id=”1″]

Kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur 5 ditë më parë, ku është qëlluar me armë automjeti i P.P..

Gjatë operacionit ku u arrestua Edmond Saraçi, është sekuestruar edhe lëndë narkotike “heroinë”, armë zjarri e llojit “pistoletë” me silenciator, lëndë eksplozive me kapsolle detonatore, granatë luftarake dhe municion.

Policia njofton se: Shërbimet e policisë te Komisariatit të Policisë nr. 4, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura me parë, bazuar dhe në informacionet e grumbulluara në rrugë operative, organizuan zhvilluan dhe finalizuan operacionin e koduar “Silenciatori”.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i Edmond Saraçit, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë të komisariatit nr.4, në banesën e shtetasit të mësipërm, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 kallëp tritoli i montuar me kapsollë detonatore elektrike;

– 1 granatë defensive;

– 1 armë zjarri e llojit Pistoletë “Zastava”, kalibri 7.65 mm, me krehër me 3 fishekë;

– 1 silenciator që përdoret për armë zjarri;

– 1 qese transparente me pluhur të kuqëremtë me lëndë narkotike “Heroinë”.

Plumba ndaj makinës

Nga hetimet e kryera dyshohet se 53-vjeçari është autor i ngjarjes së ndodhur më 10 shtator, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, ku është qëlluar me armë automjeti i P.P..

Ky i fundit e kishte parkuar makinën e tij “Benz ML” pranë banesës, kur në mëngjes e ka gjetur të dëmtuar.

Në vendngjarje u sekuestruan, një këmishë fisheku, dy predha, një gëzhojë dhe 2 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të Edmond Saraçit, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com