Loading...

Pesë mënyra praktike për të rënë sërish në dashuri me partnerin

[sgmb id=”1″]

Në çdo lidhje, vjen një moment kur ndien se gjërat nuk janë më si më parë dhe se gjithnjë e më tepër po largoheni nga partneri juaj. Por e vërteta është se romanca juaj ka humbur shkëlqimin, thjesht sepse ju e keni lënë pas dore.

Por përse ndodh kjo?

Njerëzit tentojnë të bëhen pasivë me kalimin e kohës. Por, nëse dëshira dhe qëllimi është që ju të dy të jeni bashkë, bëni mirë të mos thoni fjalën e fundit të parën dhe të përpiqeni të dashuroni sërish si herën e parë.

Më poshtë janë disa nga mënyrat që ekspertët sugjerojnë për t’i dhënë një tjetër shans atij dhe vetes.

1- Bëj diçka pa partnerin tënd

Kur dy njerëz e ndiejnë se lidhja e tyre nuk është më si më parë, gjëja e parë që mendojnë është: kaq ishte! Por në fakt, problemi i vërtetë qëndron tek menaxhimi.

Ndjesia e parë që të jep të qenit e dashuruar është ideja se do të njohësh dikë krejtësisht të ri dhe ndryshe nga ty. Dhe ky duhet imagjinuar si një udhëtim interesant. Por në momentin që bëheni çift kurrsesi nuk duhet të harroni se në fillim jeni dy njerëz të ndryshëm dhe krejtësisht të pavarur.

Nuk duhet që për asgjë në botë të hiqni dorë nga gjërat që doni vërtetë. Ky është gabimi i parë dhe më i madh. Bëni diçka që ju pëlqen, edhe nëse ai e urren. Kështu do t’ju njohë më mirë dhe do dijë vërtetë kë ka përballë.

2- Largohuni diku bashkë

Nuk ka terapi më të mirë se një udhëtim së bashku. Largohesh nga stresi i përditshmërisë, puna, familja dhe afrohesh më tepër me partnerin tënd.

Të ndash eksperienca dhe aventura të ndryshme, apo të vizitoni bashkë vende romantike mund t’ju rikujtojë se sa mirë kalonit bashkë.

3- Lëreni punën në punë

Të kontrollosh e-mailin teksa hani darkë nuk është aspak e këndshme. Aq më tepër të marrësh telefonin teksa shtriheni të dy në shtrat. Është më shumë se e vërtetë kur thuhet se streset e punës të lihen në zyrë dhe të dini të bëni mirë ndarjen e këtyre prioriteteve.

I dashuri juaj nuk është shumë i interesuar të dijë për historinë e trishtë të koleges tënde. Shpenzojeni atë energji diku tjetër.

4- Mëso të dëgjosh

Para se të fillosh me 1001 ankesat e tua merr frymë thellë dhe dëgjo. Është një nga elementët kyç për të rënë sërish në dashuri me partnerin.

Thjesht dëgjo! Do ta kesh pak të vështirë në fillim, por do ta kuptoni se ja ka vlejtur kur të gjeni sërish veten si dy zogj të dashuruar.

5- Kushtoji më shumë vëmendje atij!

E dimë që mund të jeni shumë të zënë me punë dhe gjithçka tjetër, por nëse doni vërtetë të shpëtoni lidhjen e cila për pak mund të shuhet njëherë e mirë, kushtoji vëmendje.

Të interesohesh dhe të kalosh shumë kohë me të dashurin ndihmon të biesh sërish në dashuri. Po janë pikërisht ato detajet që kishe harruar t’i shihje prej kohësh.

Duhet me patjetër t’i tregosh atij se sa mirë flirton, para se dikush tjetër ta bëjë apo jo?!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com