Loading...

Personat e prekur nga diabeti rrezikohen më shumë nga sulmet vdekjeprurëse

[sgmb id=”1″]

Personat e prekur nga diabeti kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë sulm në zemër dhe pothuajse tre herë më shumë gjasa të përjetojnë dështimin e zemrës, thonë ekspertët.

Pacientët aktualisht kanë 2.4 herë më shumë gjasa të vuajnë nga një sulm në zemër, dy herë më shumë që mund të pësojnë një goditje në tru dhe 2.7 herë më shumë gjasa të diagnostikohen me dështimin e zemrës.

Kjo ndodh për shkak se nivelet e larta të glukozës në gjak mund të dëmtojnë muret e arterieve, gjë që shkakton zhvillimin e depozitave yndyrore, të cilat shkaktojnë mpiksjen e gjakut që çon në sulme në zemër ose tru.

Vlerësimet e fundit të Fondacionit britanik të zemrës (BHF) zbulojnë se pothuajse 240,000 njerëz janë diagnostikuar me sëmundje zemre ose goditje në Angli dhe Uells çdo vit.

Kjo përfshin 23.200 që vuajnë nga një atak në zemër, 31.900 njerëz që vuajnë nga një goditje dhe 92.800 të cilët zhvillojnë dështimin e zemrës.

BHF bën thirrje për më shumë kërkime për të përmirësuar trajtimet për njerëzit  me sëmundje të zemrës dhe diabetit.

“Njerëzit me diabet ka të ngjarë që dy ose tre herë më shumë të vuajnë nga një atak në zemër ose një goditje në tru”, tha Dr Mike Knapton, drejtor i Mjekësisë Shoqërore në Fondacionin Anglez të Zemrës.

Në Britaninë e Madhe janë 4.2 milionë njerëz të prekur nga diabeti tip 2.

Sëmundja e zemrës mendohet të jetë shkaku i vdekjes për 80 për qind të njerëzve me diabet.

Të sëmurët mund ta zvogëlojnë rrezikun e tyre duke e menaxhuar gjendjen e tyre ashtu si munden.

Ashtu si diabeti, kushtet kardiovaskulare mund të mos zbulohen prej vitesh, transmeton KosovaPress.

Megjithatë, simptomat mund të përfshijnë dhimbje në gjoks, gulçim, rrahje zemre të parregullt dhe ënjtje të këmbëve.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com