Loading...

Përshkallëzohen tensionet, Kim i përgjigjet Trump-it, duke porositur shpejtimin e programit të armatimit.

[sgmb id=”1″]

Përshkallëzohen tensionet, Kim i përgjigjet Trump-it, duke porositur shpejtimin e programit të armatimit

Koreja Veriore ka porositur sot se do të shpejtojë zhvillimin e programit të vet të armatimit si përgjigje në “sanksionet dashakeqe” të cilat i ka futur Këshilli i Sigurimit të KB këtij vendi pas provës së tij më të re dhe më të madhe nukleare.

Ministria e jashtme e Koresë Veriore i ka dënuar ashpër masat e reja, duke i quajtur “bllokadë ekonomike të përmasave të plota” të cilat i kanë sjellë SHBA dhe të cilat e kanë për qëllim ta “ngulfatin” shtetin dhe popullin e Koresë Veriore, transmeton AFP.

“Kjo është edhe një rezolutë kundërligjore dhe dashakeqe mbi sanksionet, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, pretendohet në kumtesë të cilën e publikoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.

Ministria e Koresë Veriore ka theksuar se Koreja Veriore do t’i dyfishojë përpjekjet për të rritur fuqinë e vet për ruajtje të sovranitetit të vendit dhe të drejtën mbi ekzistencën.

Mirëpo, Ministria jugkoreane për bashkim e ka përshkruar këtë kumtesë si “formë më të dobët e përgjigjes së Koresë Veriore në rezolutat e Këshillit të Sigurimit të KB”.

Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump dje ka porositur se sanksionet më të reja kundër Phenianit “është hap shumë i vogël” i cili duhet të sjellë masat më të rrepta.

“Këto sanksione nuk janë asgjë në krahasim me atë se çfarë do të ndodhë në fund”, ka theksuar Trump.

Fotografia e Vlora News

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com