[sgmb id=”1″]
Simpas informacioneve bëhet me dije se një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Vlorë, ku një kamion është përmbysur në rrugën e fshatit Bolenë.
Nga informacionet e para mësohet se nga rrëzimi drejtuesi i kamionit, shtetasi Moisi Gjikondaj, ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në spitalin rajonal të Vlorës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e potë të rrethanave të aksidentit.