Loading...

Ngjarje e rëndë në Durrës, digjen brenda shtëpisë trinjakët e mitur

[sgmb id=”1″]

Një ngjarje tragjike ajo e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në në Durrës, ku tre fëmijë janë djegur në një banesë.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, rreth orës 17:30, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit G.K., në Romanat.

Fatkeqësisht brenda në banesë kanë qenë vetëm 3 fëmijë të mitur, trinjakë të moshës 3 vjeç, të cilët kanë ndërruar jetë, si pasjojë e flakëve që kanë shkrumbuar banesën.

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, prindërit nuk ndodheshin aty. Ka qenë e emëa e fëmijëve, e cila kur është kthyer ka parë shtëpinë të djegur.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen  e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com