[sgmb id=”1″]
Një megaoperacion është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në bregdetin e Vlorës, ku u sekuestruan rreth 1 ton drogë.
Skafisti shqiptar që u ndalua nga ana e Policisë është Veli Ymeraj, 35 vjeç nga Fieri, babai i dy fëmijeve.
Mësohet se familja e tij është nje gjendje të rëndë ekonomike po ashtu edhe banesa e tyre. Dyshohet se 35 vjeçari ka qenë i detyruar për të bërë tranasportin e drogës si një shtetas në vësshtirësi ekonomike dhe pas trafikimit të drogës fshihen të tjerë persona.
Zbulim i drogës është bërë nga radarët. Dyshohet të jenë thjesht transportues dhe të rekturuar nga një rrjet i trafikimit të drogës.
Njoftimi i plotë i Policisë së Vlorës:
Një tjetër operacion i përbashkët antidrogë po vijon të zhvillohet në det e tokë.
Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, GdF, D.V.P. Vlorë e D.V.P. Fier.
Operacioni me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.
Operacioni ka nisur në mesnatë nga Policia Kufitare e Delta Force .
Në operacion më pas janë përfshirë edhe Roja Bregdetare, GdF, DV.P. Vlorë, D.V.P. Fier e FNSH Fier.
Sekuestrohet rreth 1 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Bllokohet midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një Velierë me emrin “Nano Nini” me flamur Italian me 2 persona në bord, një Italian dhe një Shqiptar.
Skafistët kanë hedhur lëndën narkotike në det.
Policia po rikuperon lëndën narkotike.
Deri tani rreth 90 pako të mëdha janë sekuestruar nga ana e Policisë.
Skafistët janë shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.