[sgmb id=”1″]
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte paraditen e së martës i pranishëm në ceremonitë festive e përkujtimore të 75-vjetorit të çlirimit të Skraparit.
Pasi vizitoi Varrezat e Dëshmorëve dhe muzeun e rrethit, presidenti Meta u shpreh para të pranishmëve të shumtë, mes të cilëve autoritete vendore dhe veteranë, se kjo është një ngjarje e shënuar jo vetëm për Skraparin, por për të gjithë popullin tonë.
“Çlirimi i Skraparit ishte një ngjarje historike që ndodhi vetëm pak ditë para mbajtjes së Konferencës së lavdishme të Pezës”, tha Meta.
Për Metën, 5 shtatori shënoi një ngjarje shumë të rëndësishme, sepse dha një shkëndijë të fortë shprese dhe besimi se vendi mund të çlirohej dhe që pushtuesi mund të thyhej.
“Skrapari i dha mbi 2 mijë partizanë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, duke i dhënë vendit 300 dëshmorë. Populli i Skraparit nuk do t’i harrojë kurrë sakrificat dhe heroizmat e patriotëve të tij”, ka shtuar Meta.