[sgmb id=”1″]
Ka shfrytëzuar ceremoninë e betimit të ministrave të rinj të qeverisë “Rama 2” për të ndërhyrë në debatin që ka ngjallur në opinionin publik çështja e “mbulimit” të monumentit të Skënderbeut gjatë faljes së Namazit për Kurban Bajram.
Në prani të kryeministrit dhe anëtarëve të kabinetit, Presidenti i Republikës Ilir Meta shfrytëzoi daljen publike për të dhënë mesazhin se “Heroi ynë kombëtar Skënderbeu është simboli i unitetit dhe fuqisë së kombit që në të gjitha kohërat i ka bashkuar shqiptarët pa dallim feje, krahine dhe ideje”.
Sipas kreut të shtetit “ajo që na duhet më shumë ne shqiptarëve këtu e kudo, është bashkimi dhe bashkëpunimi në interesin më të mirë të qytetarëve tanë dhe të kombit tonë”, ka theksuar ndër të tjera Meta.