[sgmb id=”1″]
Kushtet atmosferike dëmtojnë lëkurën tonë gjatë gjithë vitit.
Në stinën e dimrit, i ftohti dhe era derisa gjatë stinës së verës rrezet e diellit e kështu bëhet më e vështirë për tu kujdesur për lëkurën tonë.
Kjo është arsyeja pse maska e mëposhtme me majdanoz është e përsosur dhe një mënyrë e shkëlqyer për të balancuar prodhimin e vajit dhe për të zbutur lëkurën.
Më e mira është që mund ta përgatitni këtë maskë në shtëpi dhe krejt çka ju duhet është majdanozi, uthulla e mollës dhe jogurti – një kombinim perfekt që ka aftësi të pastrimit të lëkurës, ashtu si edhe të ushqyerjes së saj me vitamina dhe minerale, transmeton Klan Kosova.
Majdanozi është shumë më tepër se një erëz dekorative. Është i pasur me një sasi mbresëlënëse të vitaminës K. Dy lugë me majdanoz përmbajnë 153 % të sasisë së rekomanduar ditore të vitaminës K, e njohur për aftësinë e saj për të rregulluar koagulimin e gjakut që është thelbësor për zvogëlimin e qeskave të errëta nën sy.
Por majdanozi është gjithashtu një burim i shkëlqyer i acidit folik, një nga vitaminat më të rëndësishme të kategorisë B, që është shumë e rëndësishme për kujdesin e lëkurës.
Përbërësit që ju duhen:
Një grusht majdanoz të prerë
2 lugë gjelle uthull molle
3 lugë gjelle jogurt
Si ta përgatisni këtë maskë?
Përzieni të gjithë përbërësit e lartë përmendur derisa të krijoni një masë homogjene. Lëreni atë të qëndrojë në fytyrën tuaj për 20 minuta.
Më pas pastrojeni me ujë të vakët dhe shpejt do të shihni mrekulli në fytyrën tuaj!