Loading...

Lagom, stili i të jetuarit sipas suedezëve që ju ndihmon të rivendosni ekuilibrin në jetë

[sgmb id=”1″]

Ka shumë fjalë në gjuhë të ndryshme të cilat janë vërtet të vështira për t’u përkthyer. Sot dëgjohet shumë të flitet për fjalën “lagom”, një ndafolje dhe mbiemër suedez, që dhe në këtë rast është më shumë se një fjalë: një stil jete.

Mbas suksesit që ka pasur design-i skandinav, interesi ndaj stilit të jetës nordik është rritur gjithnjë e më shumë. Rregulli dhe minimalizmi nordik, janë aq larg por shumë të dashur për ne. Fjala “lagom” përkthehet si “ në mënyrë të moderuar” pra as shumë dhe as pak. Por kuptimi i lagom është më i thellë. Aty përfshihen mendimi tradicional i popullit suedez: receta për një jetë të lumtur, pa ekzagjerime duke qënë i lumtur për gjërat esenciale. Lagom nuk aspiron perfeksionin, por moderimin. Stili Lagom në arredim është esencial, pa objekte të panevojshme, duke ndjekur funksionalitetin dhe logjikën. Mobiljet kanë linja të pastra dhe zgjidhen në bazë të rezistencës dhe prakticitetit. Ndërkohë materialet e stilit lagom janë padyshim ato natyrale, sepse filozofia e lagom është respekti ndaj ambientit. Pambuk, lesh, dru, gur pa kimikate dhe përpunime të tepërta. Ngjyrat gjithashtu duhet të jene neutrale që të krijojnë një atmosferë të qetë dhe të dashur. Dhe në fund nuk duhen harruar bimët. Çdo shtëpi suedeze ka një pjesë të shtëpisë plot me vazo, ose bimë dhe lule të shpërndara kudo. Koncepti lagom ka marrë aq shumë përkrahje, sa është shndërruar në trendin e 2017.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com