Loading...

Kujdes! Nëse keni këtë karakteristikë në lëkurë, nuk duhet të pini alkool

[sgmb id=”1″]

Jo të gjithë mund të konsumojnë alkool. Një studim nga Korea e Jugut ka zbuluar se disa persona që kanë një karakteristikë në lëkurën e tyre nuk duhet t`i afrohen pijeve alkoolike. Kështu, studimi thotë se njerëzit të cilët skuqen kur konsumojnë alkool janë të prirë të vuajnë nga një çrregullim serioz.

Hulumtimet tregojnë se këta persona janë të rrezikuar nga hipertensioni i cili ndërlidhet me alkoolin. Kjo shtypje e lartë e gjakut, pra e ndërlidhur me konsumimin e alkoolit, mund të jetë shkaktar i sulmit të zemrës, sulmit të trurit, etj.

Shkaktari i këtij fenomeni është acetaldehidi, toksik i prodhuar nga alkooli, të cilin e thyen mëlçia. Ata të cilët reagojnë me skuqje ndaj pijes, do të thotë se e thyejnë atë përbërës më ngadalë, gjë që e shkakton atë të qëndrojë në sistem më gjatë dhe të shkaktojë dëme më të mëdha.

Megjithatë, skuqja e fytyrës nga alkooli dallon varësisht nga gjinia, mosha dhe grupet etnike.

Sipas hulumtuesve, ky fenomen është më prezent te gratë, te të moshuarit dhe më shumë te aziatikët lindorë sesa te perëndimorët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com