[sgmb id=”1″]
Para disa ditësh Ambasada amerikane dha lajmin e mirë për shqiptarët se edhe ky vit do të ketë Lotari amerikane.
Me këtë rast, ambasada ka bërë publike se me datën 3 tetor fillon aplikimi për Lotarin.
Si çdo vit Departamenti i Shtetit publikon periudhën e aplikimit për Lotarinë amerikane. Periudha e aplikimit nis në 3 tetor 2017 dhe vazhdon deri në 7 nëntor 2017, transmeton Indeksonline.
“Si gjithmonë këshillohet të mos pritet deri në ditët e fundit për të aplikuar, sepse kërkesat e shumta mund te rëndojnë website-n e Lotarisë amerikane.
Nëse aplikohet vete duke e njohur mire procedurën e aplikimit dhe rregullat e saj, nuk ka tarifë për t’u regjistruar për lotarinë ndërsa Tarifa e vizës paguhet ditën e intervistës në Konsullatë vetëm nga ata që do të rezultojnë të përzgjedhur.
Para aplikimit për lotarinë, duhet të kontrollohen kërkesat për kualifikim, siç është arsimi ose puna e specializuar. Kërkesa për arsim të mesëm të barabartë me arsimin e mesëm në Shtetet e Bashkuara është shumë e prerë dhe profesionet për të cilat përvoja e punës mund të përdoret për t’u kualifikuar, janë të kufizuara. Kualifikimet nuk shqyrtohen para intervistës, kështu që përzgjedhja për lotarinë nuk do të thotë gjithmonë se aplikanti do të kualifikohet për vizë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.