[sgmb id=”1″]
Fotot që shihni më poshtë i përkasin stadiumit “Mladost” të Strumicës në lindje të Maqedonisë, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit me Shqipërinë, e vlefshme për Botërorin “Rusi 2018”. Përveçse i vogël (rreth 6500 vende) ky impiant është dukshëm mjaft i amortizuar, ndërsa pikëpyetje mbetet sesi UEFA ka toleruar mbajtjen e një ndeshje ndërkombëtare në këtë stadium.
Por, në fakt, e gjitha kjo është “meritë” e maqedonasve, të cilët me nxitim kanë rikonstruktuar ambientet e brendshme të këtij stadiumi, duke bërë që të plotësohen standardet minimale për një ndeshje ndërkombëtare.
Kujtojmë që standardet e UEFA-s janë ato për sigurinë e ekipeve në fushë e dhomat e zhveshjes, ndërsa në plan të dytë kalon numri i ulëseve, gjendja e tribunave apo dhe pamja estetike. Megjithatë, qëllimi i maqedonasve është realizuar, për ta larguar sa më larg zonave shqiptare ndeshjen Maqedoni-Shqipëri.