[sgmb id=”1″]
Gjashtë grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Kukës e Lezhë, si dhe Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër e Kukës, janë ne terren pasi po kerkojne per te arratisurin nga Komisariati i policise Puke.
Ngjarja ndodhi paraditen e kesaj te shtune. Një 20-vjeçar, i quajtur Ermirjon Nikja, i arrestuar, është arratisur nga komisariati i policisë së Pukës në momentin kur po bëhej gati për t’u transferuar në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Shkodrës.
Ai është i riu që shihni ne foton e meposhtme:
Në lidhje me këtë ngjarje , menjëherë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.
Ndërko, po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i SH. Ç. B. A, në Ministrinë e Punëve të Brendshme Eduart Merkaj ka nisur një grup kontrolli për të filluar hetimin penal ndaj personave përgjegjës . Nga Departamenti i Rendit dhe Sigurisë Publike janë nisur specialistët e Rendit për të analizuar shkaqet e rrethanat e kësaj ngjarje. Po punohet intensivisht për kapjen e shtetasit të lartpërmendur.