Loading...

Gramoz Ruçi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

[sgmb id=”1″]

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur sonte Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit të legjislaturës së re.

Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.

Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi.

Pro Ruçit kanë votuar 80 deputetë, 40 ishin kundër dhe 1 votë ishte e pavlefshme, ndërsa deputetët e LSI-së, bojkotuan seancën.

Në favor të kryetarit të ri kanë shkuar kështu edhe 6 vota nga opozita, 3 të paralajmëruara nga PDIU dhe 3 kenë ardhur nga radhët e Partisë Demokratike.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com