[sgmb id=”1″]
Kujdesi ndaj flokëve të lyer është më specifik në krahasim me kujdesin për flokët e palyer, por shumë femra edhe pse ndryshojnë ngjyrën e flokëve në sallon vazhdojnë t’i lajnë e t’i trajtojnë flokët sikur të mos i kishin lyer. Më poshtë Living do të rendisë 5 gabimet më të shpeshta që bëjnë femrat pasi lyejnë flokët, gabime që çojnë në daljen e bojës dhe dëmtimin e flokëve.
1. Mos i lani flokët deri në 72 orë pasi i keni lyer .Prisni deri në 3 ditë që rrënja e flokëve ta përthithë mirë bojën në mënyrë që kjo e fundit të zgjasë sa më shumë.
2. Mos i lani flokët shumë shpesh dhe përdorni produkte për flokë të lyer
3.I shpëlani flokët me ujë të nxehtë, kur në të vërtetë shpëlarja e fundit duhet bërë me ujë të ftohtë.
4. Nuk përdorni balsam. Ky produkt krijon një shtresë mbrojtëse për flokët që mund të pengojë shpëlarjen e bojës.
5.Përdorimi i tepruar i mjeteve të nxehta pa përdorur sprajt mbrojtës