[sgmb id=”1″]
Zëdhënësi i qeverisë franceze, Christophe Castaner përshëndeti fitoren e kancelares Angela Merkel, por ka shprehur shqetësim me rritjen e ekstremit të djathtë, siç e quajti “e krahu të dhunshëm”.
”Fillimisht duhet përshëndetur fitorja e Angela Merkel. Është e katërta dhe në Francë kur konstatohet që një drejtues qeverie të fitojë katër herë radhazi mbetet një fakt mjaft për t’u admiruar”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë franceze për mediat RMC dhe BFMTV.
“Më pas, po konstatohet që kjo fitore është e hidhur. Të lë një shije të hidhur, pasi po konstaton rritjen e një ekstremi të djathtë mjaft të dhunshëm, mjaft të ashpër, mjaft radikal aq më tepër kur bëhet fjalë për Gjermaninë. Është një fakt që lë gjurmë”, shtoi Castaner. Partia e së djathtës nacionaliste, AFD, regjistroi të dielën një fitore historike për një lëvizje të këtij formati në zgjedhjet gjermane, duke thyer një tabu në këtë shtet i gjendur përballë një sfide të re, sipas deklaratave të Angela Merkel.