[sgmb id=”1″]
Sipas mediave vendase, prokuroria e akuzon gjyshin për “Vrasje e qëllimshme për moszbatim të kujdestarisë”. Në momentin e ngjarjes vogëlushja ishte nën kujdestarinë e gjyshit të saj, i cili dhe pse u përpoq ta mbronte nuk mundi t’i shpëtojë jetën.
Ndërkohë 63-vjeçari ndodhet ende i shtruar në spital për shkak të plagëve të marra në këmbë e në krah. Për këtë arsye, autoritetet italiane po presin që të marrin në pyetje gjyshin sapo gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet.
I vënë nën hetim është i ati i Egi Zekaj, babait shqiptar të vogëlushes, i cili ndodhej prej pak kohësh në emigrim në Gjermani.
Sipas mediave italiane, momentalisht vogëlushja jetonte me nënën e saj italiane Olga De Luca, 22 vjeç e gjyshin e saj.
Ndërkohë bëhet e ditur se prindërit e vajzës janë rikthyer sot në banesë në pritje të zhvillimit të ceremonisë mortore. Trupi nuk do t’i nënshtrohet autopsisë spitalore e prej ditës së sotme është në dispozicion të familjes.