Loading...

Finalizohet operacioni “BEDROOM”! Sekuestrohen rreth 66 kilogramë lëndë narkotike

[sgmb id=”1″]

Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar ”BEDROOM” ! Sekuestrohen rreth 66 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike. Vijojnë kontrollet dhe operacionet antidrogë të zhvilluara nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Më datë 18.09.2017, Efektivët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në mënyrë operative kanë finalizuar një tjetër operacion antidroge të koduar ”BEDROOM”, në të cilën është sekuestruar një sasi e konsiderueshme lënde narkotike Cannabis Sativa.

Operacioni është zhvilluar dhe finalizuar në lagjen ”28 Nëntori”, në katin e pestë të një pallati, në banesën e shtetasit Ramiz Zeneli, të cilit i janë gjendur dhe sekuestruar nga policia 14 pako të mbështjella me natriban, në brëndësi të tyre kishte lëndë narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 66 kilogramë.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera është bërë arrestimi në flagrancë i poseduesit të kësaj lëndës narkotike, konkretisht: Ramiz Zeneli, 48 vjeç, banues në Vlorë. Lënda narkotike është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com