[sgmb id=”1″]
Dy burra denoncojnë zhdukjen e grave
Burimeve nga policia bëjnë me dije se gjatë ditës së djeshme, 31-vjeçari B.I., banues në Tiranë, kallëzon se, më 11 shtator i është larguar nga banesa bashkëshortja, E.I., 23 vjeçe.
31-vjeçari ka thënë para uniformave blu se nuk e ka gjetur as tek familjarët, duke u shprehur i shqetësuar se ku mund të ndodhet.
Aktualisht po punohet për gjetjen e saj, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë e Tiranës.
Rasti i dytë ka ndodhur në Librazhd, ku një burrë ka denoncuar po gjatë së martës, zhdukjen e bashkëshortes.
N.B., 53 vjeç, banues në fshatin Dardhë, ka thënë para uniformave blu se qysh nga data 7 shtator, nuk di ku ndodhet e shoqja.
Ai ka deklaruar se i është larguar nga banesa pa gjurmë bashkëshortja S.B., 46 vjeçe.
Burri ka deklaruar se mes tyre nuk ka pasur probleme, duke u shprehur i shqetësuar për çfarë mund të ketë ndodhur.
Nga ana e policisë po punohet për gjetjen e saj, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasanit për vlerësim.