[sgmb id=”1″]
Drogë në portin e Vlorës. Një sasi rreth 20-25 kg është kapur mesditën e sotme në portin e Vlorës në një kamion me targa AA 939 LK, në momentin kur kamioni pritej të imbargohej në tragetin e linjës Vlorë-Brindizi.
Sasia e drogës ishte fshehur në tëtë vetrata alumini të ngarkuara në kamion, kur është pikasur në kontrollin e fundit, përpara se automjeti të hipte në traget.
Policia ka ndaluar automjetin, ndërsa sasia e drogës e gjendur në vetratat e aluminit është dërguar drejt komisariatit për tu peshuar, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, i cili në momentin e parë ka deklaruar se nuk kishte aspak dijeni për lendën narkotike të gjetur.
Policia ndërkohë vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.