Loading...

Çfarë po ndodhë me gjermanët, regjistrojnë rekord të zi në Evropë

[sgmb id=”1″]

Të gjitha gjashtë klubet gjermane në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës këtë javë kanë pësuar disfatë, gjë e cila ndodhi për herë të parë pas 36 vitesh.

Në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, Bayerni i Munichut humbi me rezultatin 0:3 nga Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund 1:3 nga Reali i Madridit, ndërsa Leipzig u mposht nga Besiktasi me rezultatin 0:2.

Në Ligën e Evropës, Hertha Berlin u mposht 0:1 nga Ostersunds, Hoffenheim 1:2 nga Ludogorets dhe Kolni nga Crvena Zvezda me rezultatin 0:1, përcjell AA.

Pas kësaj, mediat gjermane publikuan artikuj me tituj si “Bundesliga kundër Evropës 0:6” dhe “Javë e zezë në kampionatet evropiane”.

Mediat gjithashtu kanë shkruar se klubet gjermane u mposhtën në gjashtë ndeshje në garat evropiane për herë të fundit në vitin 1981.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com