[sgmb id=”1″]
Ish Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i ftuari i parë i spektaklit ‘Xing me Ermalin’ për sezonin e ri televiziv dhe si kurrë më parë, jo në një deklaratë për shtyp, Tahiri foli për dorëheqjen e tij të dyshimtë nga posti i ministrit. I pyetur me humor nga moderatori Ermal Mamaqi se me çfarë e kishin gënjyer që të jepte dorëheqjen, Tahiri u përgjigj: ‘Shumë gjëra… E hëngra!
‘Po them që ia vlejti.’-vijoi më tej Tahiri. Ndërsa përsa i përket përjetimeve të tij pas prezantimit të qeverisë së re Rama ku mungesa e Saimir Tahirit u diskutua gjatë, ai u shpreh: ‘E mora kështu siç më sheh. Tani mos prit që të them s’ka problem se jeta vazhdon, por mirë është edhe kështu.’ Ish-ministri, që siç rikujtoi Mamaqi ishte trumbetuar për arritjet e tij, rrëfeu se kishte një ndjesi që nuk do të ishte pjesë e qeverisë së re dhe nuk arriti dot ta fshihte zhgënjimin, pavarësisht faktit që u mundua ta kalonte këtë me batuta humori. ‘Kisha një ndjesi, por nuk është dhe aq e rëndësishme kjo kur je në politikë, por gjithësesi, është e rëndësishme.’-u shpreh Tahiri duke buzëqeshur.
Krahas disa detajeve për jetën private, në studion e emisionit ‘Xing me Ermalin’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, foli edhe për jetën e tij profesionale, duke zbuluar edhe një informacion që prej vitesh ngjall kuriozitet: Çfarë bëhet me drogën e sekuestruar nga policia, teksa zbuloi se “në depozitat e policise ka 100 tone drogë”.
‘Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajon të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot.’
‘Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!’-thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur. Më tej ai shpjegoi se me një kërkesë të tij, depozitat u spostuan dhe tashmë droga ruhet në një depozitë të policisë dhe më pas digjet.