Loading...

Çako drejtorëve të Policisë: Bëhuni gati, do ketë Vetting edhe për uniformat blu.

[sgmb id=”1″]

Drejtori i Policisë së Shtetit  Haki Çako gjatë një takimi me drejtorët qendrorë , vendorë dhe me drejtorët rajonale të kufirit  dhe migracionit  ka përcaktuar disa prej  çështjeve të cilat do të duhet të jenë prioritet i policisë. Në mbyllje të fjalës së tij Çako u ka kërkuar angazhim maksimal drejtorëve duke nënvizuar se Vettingu do të ndodhë.

Mes të tjerash ndër çështjet kryesore ai ka nënvizuar janë  evidentim, kontroll dhe ndëshkim i të gjithë personave me precedentë kriminalë, me makina të blinduara e luksoze, që bëjnë rolin e të fortit në komunitet. Ai ka kërkuar që të ngrihen task-forca në çdo qark si dhe angazhim maksimal për luftën ndaj dhunë në familje. Ndër të tjera këto janë detyra kryesore që Çako u ka bërë me dije të gjithë drejtorëve:

• Hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

• Sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijuar, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuri të paluajtshme ndërtesa, toka, makina, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqëri biznesi, etj.

• Të evidentohen dhe të ndëshkohen elementët të cilët ushtrojnë ndikim të paligjshëm tek zyrtarët dhe nëpunësit publikë.

• Kërkimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, të cilët i shmangen Policisë dhe drejtësisë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com