[sgmb id=”1″]
Shumë nga ne e kemi kuptuar, ndoshta edhe pse e kemi vuajtur vetë, që në vjeshtë nuk bien vetëm gjethet.
Rënia e flokëve në këtë periudhë është një problematikë që ata që e kanë provuar, e kuptojnë rëndësinë e saj. Por, e dini që bima me vetitë më të fuqishme për të parandaluar rënien e flokëve dhe për të stimulua rritjen e tyre është një bimë tipike shqiptare?
Sherebela njihet botërisht, dhe që në lashtësi, për përdorimin e saj në forcimin e flokëve, zgjatjen e tyre, stimulimin e daljes së flokëve të rinj edhe parandalimin e rënies.
Dhe është kaq e thjeshtë për t’u përdorur.
Aplikohet në formën e vajit esencial, duke e shtuar në shampo (rreth 2.5 ml në ~200ml shampo) ose e holluar në vajra bimor për masazhe skalpi 3-4 pika në një lugë vaj ulliri. Vaji esencial i sherebelës e stimulon qarkullimin e gjakut në zonën ku aplikohet, ushqen rrënjën dhe ka veti seboekuolibruese.
Gjithashtu, mund të përdoret edhe në maska fytyre (1-2 pika në maskën tuaj) për ekuilibrim yndyre dhe trajtim të akneve.
Prandaj, vaji esencial i sherebelës është nj produkt q nuk duhet t mungojë në shtëpinë tuaj, dhe përdorimet e tij janë kaq të shumta sa nuk do qëndroni më pa të.