[sgmb id=”1″]
Ish-kryeministri Sali Berisha me anë të një statusi në Facebook ka denocuar për një vjedhje që sipas tij po bëhet me uzinën e Ballshit dhe Armos.
“Nje megavjedhje shteterore e paimagjinueshme, me pasoja katastrofale per ekonomine!”, komenton Berisha mesazhin e qytetarit.
Ky denoncim vjen dy ditë pas letrës së hapur të naftëtarëve të kompanisë Armo, të cilët ankohen se nuk u janë hedhur pagat, ndërkohë që punojnë në kushte të vështira pune.
MESAZHI DËRGUAR BERISHËS
Lexoni mesazhin e zyrtarit dixhital! sb
“Pershendetje Doktor! Uroj të jesh mire! Nje punonjes i Tatimeve me informon se: Nje vjedhje e paimagjinueshme shteterore po bahet me skemen qe funksionon me uzinen e Ballshit dhe Armon. Edhe pse i jane vjedhe me keto skema 580 milion € gjithe sistemit (tatime, dogana, banka), evazioni vazhdon ne te njejten menyre.
Besniku i partise ka sjell nje kompani nga parajsat fiskale, “investitor i huaj”, mund të quhet nga rilindja, apo edhe Diplomaci Ekonomike, ka paraqit dhe nje te huaj dy tre here ne medja sikur eshte investitor i madh dhe ka marr me qera uzinen.
Pervec mos pagimit te ujit, dritave dhe sigurimeve etj, deri sot nga Janari i ketij viti, jane shmangur nga pagimi i taxes se qarkullimit dhe karbonit afro 50 miljon €.
Kjo vjedhje eshte realizuar nepermes gjoja magazines fiskale, jashte gjithe kushteve ligjore dhene nga ish ministri Ahmetaj. Pa fol ketu qe solar, verxhin dhe squfur jashte cdo standarti i jepet tregut dhe mushkrive te qytetareve dhe askush nuk guxon te flase, pasi shuma te medha nga ky evazjon jane hedhur ne fushate ne Fier e Vlore per pushtetin.
Tani qe ka filluar te ziej ky problem, qeramarresi fiktiv, (pasi i verteti fshihet), po behet gati te shpalle falimentin dhe te zhduket dhe thjesht armos i rritet borxhi nga 580 ne 630 milion €, skemë kjo qe ka 3 vjet qe vazhdon!! Të uroj jete të gjate dhe mbaresi!”