Loading...

Azilkërkues të refuzuar, gjysma e kërkesave pritëse janë shqiptarë

[sgmb id=”1″]

Thuajse gjysma e të gjithë azilkërkuesve që kanë aplikuar në Norvegji dhe Zvicër gjatë vitit 2015 dhe 2016 ende janë në pritje të përgjigjes nga vendet ku qëndrojnë. Një pjesë shumë e vogël e tyre është miratuar për të qëndruar.

Aplikantët e mbetur ose janë kthyer në shtëpinë e tyre ose në një vend tjetër jashtë BE-së ose vendndodhja e tyre është e panjohur.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga raporti më i fundit i Pew Research Center, ndërsa referuar këtij raporti, në krye të listës qëndron vendi ynë. 89 % azilkërkuesve nga Shqipëria në dy vitet e fundit akoma janë në pritje të një përgjigje përfundimtare.

Raporti tregon se statusi i azilkërkuesve të Europës mund të shqyrtohet në dy mënyra: sipas kombësisë së tyre dhe nga vendet e tyre të aplikimit. Për azil kërkuesit nga disa vende, pjesa që është duke pritur është shumë më e lartë se ajo që është miratuar për mbrojtje në Evropë, sipas vlerësimeve të reja.

Për shembull, rreth 89% e aplikantëve shqiptarë midis 2015 dhe 2016 ishin duke pritur që të merrnin përgjigjet e tyre në fund të vitit 2016.

Gjithashtu, rreth 77% e aplikantëve afganë për azil po presin për vendime të parakohshme ose përfundimtare për ankesat. Kjo do të thotë se ka pasur më shumë se tre herë më shumë aplikantë nga Afganistani duke pritur (240,000) si ato të miratuara (70,000) në fund të vitit 2016.

Një pjesë e madhe (77%) e aplikantëve iranianë dhe më shumë se gjysma e atyre nga Iraku ishin gjithashtu duke pritur për vendimet e para ose përfundimtare në fund të vitit 2016”.

Gusht 2017

Franca një muaj më parë ngriti alarmin për numrin e lartë të shqiptarëve që gjatë vitit 2017 kanë aplikuar për azil. Autoritet franceze thirrën në bisedime urgjente ministrin e Jashtëm shqiptar për të gjetur rrugët për të reduktuar numrin e lartë të shqiptarëve në kampet e emigrantëve në Francë.

Një prej masave ishte vendosja e oficerëve francez në kufijtë shqiptarë. Ndërkohë, Eurostat ka sjellë të dhëna vjetore për aplikimet dhe kthimet. Shqiptarët edhe për vitin 2016 janë të parët të renditur në Francë për nga numri i aplikimeve për strehim. Shqipëria ndiqet nga Afganistani, Sudani dhe Haiti.

Në Francë u tha se kanë aplikuar gjithsej 6 850 shqiptarë për strehim. Estonia është një tjetër vend ku shqiptarët kanë kërkuar strehim. Shqipëria është regjistruar e treta me 10 kërkesa.

Edhe Irlanda ka regjistruar kërkesa nga shqiptarët, me 220 kërkesa për azil. Po ashtu, veç emigrantëve, në Greqi ka shqiptarë që kanë aplikuar për azil. Në shtetin grek janë 1300 shqiptarë që kanë aplikuar për strehim.

Në Luksemburg aplikantët shqiptarë renditen të dytët pas sirianëve, me 220 kërkesa. Holanda po ashtu është ndër shtet ku shqiptarët duan të gjejnë strehim. Shqipëria është mes vendeve si Siria, Eritrea, Marok dhe Afganistan.

Në Holandë janë 1665 aplikantë që duan azil. Në Islandë shqiptarët janë renditur pas maqedonasve sa i përket aplikimeve për azil, me 230 aplikime. Më pas Shqipëria ndiqet nga vendet si Siria dhe Iraku.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com