[sgmb id=”1″]
Shumë dokumenta që diheshin të zhdukura kanë dal në pah ditët e fundit në Arkivën e Vlorës.
Qytetarët vlonjat jo pak herë janë përplasur me institucionet shtetërore në lidhje me kufijtë e pronës së tyre.
Të shumta kanë qenë viktimat ku shkak ka qenë kufitë e pronës, ku në konflikt mes banorësh për metrat katror ata kanë përfunduar në vrasjen e njëri tjetrit.
Rasti më i fundit është edhe me prishjet që po bëhen nga shteti për ndërtimin e Lungomares, ku shumë banorë kanë pasur pretendime për shpronësimin e pronës së tyre, por institucioni i bashkisë i ka kthyer përgjigje negative sa i përket pretendimeve të tyre.
Lajmi është bërë publik nga drejtori i arkivës Auron Rrokaj:
“Gjatë përpunimit të fondeve arkivore në ruajtje këtu tek ne, ka rezultuar një dokument shumë i vyer për të gjithë qytetarët e Vlorës.
Bëhet fjalë për regjistrimin e banesave, për të gjithë lagjet e qytetit të Vlorës në vitin 1986. Ku qendron rëndësia e këtij lajmi për banorët.
Të gjithë këmi parasyshë ankesat, protestat e qytetarëve në shpronësimi në zbatimin e projekteve të shumta që po bëhën në qytetin e Vlorës , lagjja “Kushtrimi”, “Lungomarja”, “Transballkanikja”.
Nuk arrijnë ti gjejnë dokumentat në zyrat e shtetit dhe kanë problematikën e fortë jetike të marrjes së dëmshpërblimeve për banesat”
Në këto dokumenta ka cdo detaj , që nga kufitarët e pronës, metrat katërorë dhe shumë të tjera. Kjo vlen për të gjithë ata që janë të interesuar që të marrin dëmshpërblimet për banesat e tyre që i janë prishur.
Informacionet bëra publike i janë dërguar dhe pushtetit vendor të Vlorës. Ndërsa për dokumentat që supozoheje se janë djegur në vitin 1997 Rrokaj shprehet se kjo nuk është e vërtetë.
Drejtori i arkivës Auron Rrokaj vijon më tej duke thënë se:
“Fakti i rëndë që del nga përpunimi të fondeve në këto tre vite e gjysëm që drejtoj institucionit është mungesa e shumë dosjeve të rëndësishme me karakter pronësor. Janë zhdukur dosje me shpronësime, kuptohet se për të gjitha këto ka kallëzime në prokurori, kundër të panjohurve. Ka informacione që disa prej këtyre dosjeve sipas të thënave të punonjësve të vjetër qenkan djegur në thojëza në 97, mesa duket revoltuesit mbajtën dhe dogjën vetëm dosjet e shpronësimeve, të tjerat nuk kishin interes t’i digjnin”.
Në lidhje me dokumentat e vjedhura që thuhej se ishin djegur në vitin 1997 është përgatitur një dosje e cila do të shkojë në prokurori për të nxjerrë para drejtësisë persona përgjegjës që kanë krijuar një maskaradë të tillë.