[sgmb id=”1″]
Fjalët e fundit të Hajrie Rondos dhe një premtim…që nuk mbajti dot
Aktorja shqiptare Hajrie Rondo u nda nga jeta në moshën 66 – vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë.
Disa muaj më parë Rondo është nderuar nga Bashkia e Tiranës me medaljen e mirënjohjes “Simbol i Qytetit”, një vlerësim që iu akordua pas rolit të saj të fundit në teatër “Tre dhëndurët” ku ajo ndonëse e sëmurë, nuk i tha “jo” skenës.
Ja cilat janë fjalët e fundit të aktores, pas marrjes së medaljes:
“Faleminderit që kontributi dhe jeta ime ka qenë në vë- mendjen tuaj. Në jetën time kam pasur si lajtmotiv që ta shoh dhe ta përjetoj me ngjyrat më të bukura. Një nga këto ngjyra është ajo e profesionit që kam zgjedhur.
Ne kishim premierën në Teatrin e Metropolit dhe unë jam pjesë e asaj shfaqjeje. Kur dy zonjushat e nderuara, drejtoresha dhe Sonila, më bënë ofertën, isha në dilemë: ta marr apo jo? Të rri në shtëpi, të mbyllem dhe të bashkëbisedoj e trishtuar me sëmundjen, apo t’i them asaj def, ik tutje, sepse kam punë?
Zgjodha këtë të dytën, bëra mirë dhe ia dola. U lodha njëçikë, por stafi, drejtoresha, regjisorja dhe kolegët ma amortizuan dhe ma lehtësuan sëmundjen. Betohem dhe të jap fjalën se do të luftoj, do të luftoj fort t’i ngjit prapë ato shkallë, ajo është shtëpia ime”, u shpreh aktorja Rondo në daljen e saj të fundit për mediat”.