[sgmb id=”1″]
Aksion kundër aseteve kriminale, bllokohen tre automjete luksoze
Policia ka bllokuar tre automjete luksoze, ku sipas saj janë blerë nga fondet e konfiskuara që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, i kaluan sot Strukturave të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në Policinë e Shtetit.
Në kuadrin e masave për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale, me qëllim përmirësimin e hetimeve paraprake penale dhe forcimin e kapaciteteve logjistike, për strukturat e hetimit të aseteve kriminale, krimit financiar dhe pastrimit të parave, në zbatim të ligjit 10192 për “Masat kundër krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera, nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, Strukturat e Hetimit të Financave Kriminale në Policinë e Shtetit, përfituan nga ky fond i konfiskuar e i destinuar për këtë qëllim, 3 automjete të reja.
Këto mjete janë një ndihmë në punën e këtyre strukturave, në gjetjen, sekuestrimin me qëllim konfiskimin dhe rikuperimin tek vitkimat e krimit të aseteve kriminale, si dhe për zhvillimin e sitemit të drejtësisë.
Ky është një motiv për strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar dhe Aseteve Kriminale, në kuadrin e programit të Qeverisë, prioriteteve të Policisë së Shtetit dhe zbatimit të planit të masave “Vjeshtë 2017”, për “Goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” dhe “Forcimin e rendit dhe sigurisë”, duke synuar t’i heqim krimit mjetet dhe qëllimin kryesor të tij financat, dhe t’i përdorim ato për kompensimin e viktimave të krimit dhe zhvillimin e forcimin e strukturave të zbatimit të ligjit dhe Sistemit të Drejtësisë.