[sgmb id=”1″]
Dashuria është një ndë ndjenjat më sublime që përjeton njeriu gjatë gjithë jetës. Duket sikur e gjithë jeta jonë është një udhëtim i vazhdueshëm drejt dashurisë. Dashurojnë shqisat, emocionet, por jo më pak edhe shenjat e horoskopit. Prej disa ditësh, kemi hyrë zyrtarisht në shenjën e peshores, një shenjë e cila përpiqet të gjejë ekuilibrin në çdo hap që hedh sidomos në dashuri. Në qoftë se po shoqëroheni me një femër të shenjës së peshores, këto janë tre gjërat kryesore që duhet të dini për të:
1.Mos harroni kurrë që peshores i pëlqen ëmbëlsia dhe sjelljet elegante, ndonëse shpeshherë për shkak të ritmit frenetik të jetës nuk i kushton aq shumë rëndësi formës. Bëji të kuptojë që rspekton zgjedhjet e saj, hapësirëën që i nevojitet për të marrë vendimet e duhura dhe mbi të gjitha nevojën për t’u plotësuar dhe për të gjetur harmoninë në çift, punë dhe në shoqëri.
2.Peshoret i urrejnë në përgjithësi situatat e komplikuara, u pëlqejnë gjërat e drejtpërdrejta (kuptohet të thëna dhe bëra në momentin dhe mënyrën e duhur). Mos e lini të kuptojë se është futur në një labirint që s’ka fund dhe tregohuni i sinqertë me të.
3.Sensi i humorit është një ndër armët e saj më të forta, kështu që nëse doni t’i fitoni zemrën mund ta bëni fare mirë edhe duke iu përgjigjur humorit të saj. Por,jo vetëm, peshoret i duan festat dhe janë shumë sociale, mos harroni të organizoni ndonjë gjë të bukur me miqtë..do të dijë ta vlerësojë. Bëjeni të ndihet gjithmonë e rëndësishme, edhe pse peshorja është vetë lloji i shenjës që nuk mund të kalojë pa rënë në sy.