Loading...

Vrau gruan pastaj veten, burri i thirri vëllait: Gjithçka u bë, s’e kthej dot pas.

[sgmb id=”1″]

“Gjithçka u bë, se kthej dot më pas”. Kjo ka qenë e vetmja frazë që Halil Lita i kishte thënë vëllait të tij pasi kishte vrarë bashkëshorten në banesën e tyre. Familja Lita ishte shpërngulur prej shumë vitesh nga Kukësi drejt Tiranës, lagje në të cilën banonin edhe familjarë të tjerë. Sipas grupit hetimor të çështjes, çifti ka qenë në kuzhinën e tyre dhe pak para ngjarjes mes tyre dyshohet se ka pasur një konflikt të ashpër.

Bazuar tek dyshimet e hetuesve, më pas Halil Lita ka rrëmbyer automatikun dhe ka qëlluar në drejtim të gruas së tij. Në gjendje të rënduar psikologjike, më pas ai mendohet të ketë dalë jashtë banese dhe ka thirrur vëllain e tij, duke treguar se ‘gjithçka kishte përfunduar’. Fill pas kësaj, ai është rifutur brenda në shtëpi dhe ka qëlluar veten.

Pas sinjalizimit të policisë nga të afërmit e tyre, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se gjithçka ka ndodhur për motive xhelozie.

Po ashtu, bëhet e ditur se familja Lita ishte në gjendje të mirë ekonomike, dhe se nuk kishte asnjë konflikt, ndërsa çifti njihej për reputacionin e tyre në zonë. “BalkanWeb” mëson se djali i tyre që ishte emigrant në një shtet europian kishte kaluar disa ditë në banesën e prindërve dhe se dje ishte larguar drejt vendit ku jetonte.

Ndërkohë, janë marrë në pyetje familjarët dhe të afërm të viktimave, ndërsa trupat e pajetë janë dërguar për në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës mjeko-ligjore. Mes të tjerash thuhet se të afërmit e viktimave në gjendje të rënduar psikologjike, janë konfrontuar edhe fizikisht me operatorët dhe gazetarët që kanë shkuar në vendngjarje.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com