[sgmb id=”1″]
Vrasja e 22-vjeçarit Marv Mihali pas një sherri banal me thika pranë stadiumit “Selam Stermasi” në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik dhe jo pa të drejtë, pasi ai u masakrua vetëm për një karikues celulari.
“BalkanWeb” ka mësuar se Marvi ishte djali i vetëm i atletit të njohur shqiptar, Pavllo Mihali, i cili prej vitit 1983 mban rekordin në kërcimin me shkop (5.21 metra).
Marvi Mihali humbi jetën për shkak të një sherri banal, mesnatën e kaluar. Fillimisht ai u konfliktua fillimisht me 19-vjeçarin Dejvi Bitraj dhe më pas u qëllua me thikë nga kushëriri i tij Eugen Bitraj. “BalkanWeb” mësoi se Mihali dhe 19-vjeçari janë zënë dhe kanë përdorur fjalë fyese e sharje ndaj njëri-tjetrit, ndërsa më pas ka ndërhyrë djali i xhaxhait të Dejvit, 24-vjeçari Bitraj.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:30 mbrëmjen e kaluar, ndërsa policia arrestoi pak orë më vonë edhe autorin e dyshuar dhe 3 bashkëpunëtorët e tij. Katër të rinjtë Eugen Bitraj, 24 vjeç; Dejvi Bitraj,19 vjeç; Kridens Alla,19 vjeç dhe Marsel Alla, 23 vjeç do të qëndrojnë në qeli deri në qartësimin e rrethanave dhe rolit të tyre në krim.