[sgmb id=”1″]
Pak minuta më parë në zonën e “Xhamllikut” u ekzekutua me dy plumba gjyqtarja e Republikës së Shqipërisë, Fildes Hafizi, brenda makinës së saj, një Benz C Class me targë AA 880 OS, nga ish-bashkëshorti.
BalkanWeb mëson se 53-vjeçari Fadil Kasemi ka hyrë brenda makinës së saj, kanë debatuar ashpër e më pas i ka zbrazur dy plumba duke e lënë të vdekur në vend.
Gazetarja Klodjana Lala raporton për BalkanWeb se trupi i viktimës, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër dhe nënë e dy fëmijëve të mitur ndodhet ende brenda makinës ku iu mor jeta nga ish-bashkëshorti.
Ndonëse në vendngjare ka mbërritur policia, situata është e rënduar, dëgjohen britma dhe të qara, pasi kanë mbërritur edhe familjarët e viktimës.
Ish-bashkëshorti që i mori jetën jo vetëm e ka dhunuar sistematikisht por edhe e ka kanosur me armë që në vitin 2015-të. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në plazhin e Golemit kur ndodheshin me pushime, ndërsa gjithçka ka ndodhur në sy të fëmijëve të tyre të mitur. Ky i fundit u arrestua në atë kohë, por u lirua nga amnistia.