Loading...

VLORË, SEKUESTROHEN 28 PAKO ME LËNDË NARKOTIKE DESTINACIONI I SAJ TË ISHTE ITALIA.

[sgmb id=”1″]

Sekuestrohen rreth 700 kg lëndë narkotike canabbis Sattiva,aksioni nga policia kufitare e Vlorës. Lënda narkotike  është sekuestruar në zonën e Hidrovorit pranë fshatit Akërni,ndërsa ishte e braktisur në disa shkurre pranë kësaj zone.

Sasia e drogës ishte e vendosur në 28 pako të mbështjella  me plastamas,ndërsa mendohet se destinacioni i saj të ishte  Italia,pasi është gjetur në një zonë ku edhe herë të tjera ka patr tentativë për të transportuar lëndë narkotike drejt Italisë.

Aksioni i policisë kufitare ëhstë kryer në  bashkpunim me FNSH dhe drejtorinë e policisë së qarkut Vlorë,pas informacioneve të siguruara dhe nje hetimi intesiv për  sasi lënde narkotike në këtë zonë.

Gjatë aksionit është sekuestruar edhe një automjet tip” Iveco” i cili ishte i braktisur në zonë dhe pa targa. Ndërkohë në afërsi të zonës ku u gjet lënda narkotike janë sekuestruar edhe disa bidona me benzol ,që mund  të përdorej nga ndonjë mjet lundrues për të transportuiar sasinë prej 700 kg.

Policia ka niur hetimet për identifikimin e personave që mund të kenë lidhje me këtë ngjarje,ndërsa vendi ku  është gjetur lënda narkotike është në afërsi të grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Ndërkohë nga policia nuk ka ende persona të shoqëruar apo të arrestuar që mund të kenë lidhje me këtë vepër kriminale,ndërsa hetimet vijonë…

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com