[sgmb id=”1″]
Mbrëmjen e sotme Policia e Vlorës ka gjetur një vajzë të vogël e cila dyshohet se ka humbur dhe nuk e di se ku janë prindërit e saj.
Vajza ka veshur bluzë të bardhë dhe fund të kuq dhe është rreth 9-10 vjeç. Mund ta shihni në foton e mëposhtme.
Sipas policisë fëmija flet greqisht dhe është gjetur nga Policia Rrugore. Vajza e vogël shprehet se kishte dalë me gjyshen.
Policia kërkon nga qytetarët që njohin vajzën të njoftojnë familjarët dhe të paraqiten në komisariat pasi aty ndodhet vajza.