[sgmb id=”1″]
Vlorë Finalizohet me sukses, Operacioni Policor, ”Mashtrimi i Fundit”.
Mashtronte e merrte shuma parash në këmbim të siguruarit një vend pune.
Kapet shtetësja e shpallur në kërkim.
Në kuadër të masave të marra nga policia për vënien para përgjegjësisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të cilët rezultojnë me preçedentë penal, po ashtu edhe për shtetasit e shpallur në kërkim policor, Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë e Policisë Vlorë pas një hetimi të gjatë policor me metoda speciale kanë arritur të bëjnë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases së shpallur në kërkim :
– Bukuroshe Kola, 51 vjeçe, banuese në Vlorë. Kjo shtetase dyshohet se ka konsumuar veprën penale ”Mashtrimi, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda”, parashikuar nga neni 143/2/3 i Kodit Penal, për të cilën ka marrë edhe masën e sigurisë ”Arrest në burg”, prej Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, me numër Vendimi Penal 258 datë 28.07.2015.
Nga hetimet e mëtejshme të kryera nga Specialistët e Krimit Ekonomik dhe Financiar shtetësja Bukuroshe Kola, ka rezultuar se gjatë periudhës kohore, Dhjetor 2016 – Maj 2017 ka mashtruar rreth 15 shtetas duke i’u marrë një shumë të konsiderueshme parash, në total 40.000 euro, me premtimin se do t’iu siguronte një vend pune në institucione shtetërore edhe në kompani private.
Policia ka bërë të mundur menjëherë ndalimin e saj, si dhe vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë të gjithë shtetasit të cilët rezultojnë se mashtrojnë duke marrë shuma parash në këmbim të pozicioneve të ndryshme pune.