[sgmb id=”1″]
Teksasi do të goditet nga “përmbytje katastrofike dhe kërcënuese për jetën”, ka paralajmëruar Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC.
Harvey është stuhia më e ashpër që godet Shtetet e Bashkuara në më shumë se një dekadë – me erëra prej 209 km në orë.
Zona të bregut të Teksasit u goditën për orë të tëra nga erëra të forta dhe shira të rrëmbyer përpara se erërat të uleshin në kategorinë e parë.
Disa banorë dyshohet të jenë bllokuar në ndërtesat e shkatërruara, ndërkohë që ka pasur dhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Shira të rrëmbyeshëm priten në vijim.
Deri në 101 cm shi mund të bien në disa zona të bregut të mesëm dhe të sipërm të Teksasit, paralajmëroi qendra e stuhive (NHC).