Loading...

Universitetet:Ja cili është sekreti që të fitoni degën e preferuar.

[sgmb id=”1″]

A e fitoj këtë degë me kaq pikë? Po me këtë renditje, sa mundësi kam drejt programit të dëshiruar?

Këto e të tjera janë pyetjet që mundojnë prej dy ditësh kandidatët për studentë që nuk e gjetën veten në listat e fituesve apo, më keq akoma, rezultojnë në një degë jo fort të dëshiruar, ndërkohë që mendjen e kanë gjetkë, shkruan “Panorama”.

Për të gjitha këto nuk ka një recetë të gatshme. Gjithçka e përcakton koha, ose më saktë kuotat që lirohen pas çdo faze që kalon dhe rendi në klasifikim. Një gjë duhet ta kenë të qartë të gjithë.

Nëse duan të vijojnë garën për një degë më të mirë, automatikisht humbet të drejtën e studimit në degën e fituar më herët. Gjithashtu, nëse renditet në fund të listës së një dege me 200 kuota, mundësia që të arrijë të futet në atë program studimi është zero edhe në rastin hipotetik, kur asnjë prej fituesve nuk regjistrohet në fazat e para. Po ashtu, në degë si Mjekësia, Inxhinieria informatike, elektronike a Informatikë ekonomike nuk priten shumë kuota të lira, pasi kuotat e tyre plotësohen në fazat e para.

PROCESI

Nga dje, këndi i maturantit, në portalin U-albania është aktiv. E gjithë vëmendja e kandidatëve është kthyer aty për të parë nëse ngjyra e kuqe mund të ndryshojë nga çasti në çast në të verdhë e më pas në të gjelbërt, çka nënkupton pranimin në një degë studimi.

Gjithçka varet nga fituesit e parë, që për hir të së vërtetës janë të gjithë ekselentë, e për rrjedhojë gjenden përballë zgjedhjes më të lehtë të mundshme: të caktojnë një nga dhjetë degët e fituara. Kjo është arsyeja përse dita e parë u shoqërua me një numër të ulët fituesish që iu drejtuan sekretarive të fakulteteve për t’u regjistruar.

Zgjedhjen më të mundimtë e kanë ata që janë në pritje. Këta të fundit duhet të shikojnë vazhdimisht në tabelën e tyre te “këndi i maturantit” kuotat e lira në fazën e ardhshme dhe klasifikimin e tyre për atë fazë për të testuar mundësitë për t’u shpallur fitues në ndonjërën prej degëve ku kanë aplikuar.

ÇREGJISTRIMI

Ky është viti i parë që Ministria e Arsimit ka menduar t’u japë një shans të dytë atyre që nxitohen për t’u regjistruar. Kështu, të gjithë ata që vetëm në përfundim të fazës së parë të regjistrimeve konkludojnë se kanë ende shanse për të qenë fitues në një degë më të preferuar apo thjesht ndërrojnë mendje, mund të çregjistrohen.

Për ta është lënë një datë në dispozicion, 12 shtatori, fill pas përfundimit të raundit të parë. Mjafton një kërkesë për çregjistrim pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës për të qenë “i lirë” në vijimin e garës në raundin pasues.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com