Loading...

Terrorizmi, Policia dhe SHISH shtojnë kontrollet në kufi ndaj personave dhe sendeve të dyshimta.

[sgmb id=”1″]

ISIS ka paralajmëruar sulme terroriste në Europë dhe kësaj radhe kundër objekteve të kultit, si katedrale, kisha, sinagoga etj. Ndaj, Policia e Shtetit ka njoftuar se ka marrë masa shtesë sigurie për të garantuar sigurinë publike:

Do të ketë shtim të prezencës policore me uniformë dhe agjentë në terren, do të forcohen masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore­sportive, qendra tregtare, objekte me rëndësi strategjike, trupit diplomatik etj.

Gjithashtu do të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbërt për persona që konsiderohen me risk, mjete dhe sende të kundraligjshme. Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre. Këto struktura kanë intensifikuar bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnere për shkëmbimin e ndjekjen në kohë të çdo informacioni për veprimtari kriminale me sfond terrorist me qëllim parandalimin, zbulimin e vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.

Në këtë kuadër Policia e Shtetit me strukturat e saj të specializuara kërkon mirëkuptimin për këto masa shtesë dhe njëkohësisht bashkëpunimin për të denoncuar çdo dyshim për persona objekt i kësaj veprimtarie, duke ofruar numrat e telefonit falas 112 dhe 129. Policia e Shtetit falënderon të gjithë qytetarët që na kanë besuar me denoncimet duke i siguruar se 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com