[sgmb id=”1″]
Shqiptarët sipas një studimi të fundit për fat të mirë janë pozitivë dhe optimistë në lidhje me ecurinë e tyre ekonomike dhe sociale gjatë këtij viti madje më shumë dhe se shtetetas të tjerë europianë. Studimi i Gallup tregon se 39% e shqiptarëve janë pozitivë kur thonë se ekonomia e tyre do të jetë mirë gjatë vitit 2017, ndërsa 29% mendojnë të kundërtën. Pra pavarësisht se si shkojnë gjërat dhe a do realizohen pritshmëritë është e qartë se jemi më shumë optimistë, e kjo të paktën na bën mirë për shëndetin mendor.
Gjithësesi i lartë është dhe numri i atyre që janë neutrale, pra që mendojnë se vendi nuk do të jetë as më mirë dhe as më keq, me 30%. Në krahasim me rajonin, shqiptarët janë shumë më tepër optimistë lidhur me perspektivën ekonomike. Më pak optimistët paraqiten në rajon shtetasit e Bullgarisë, pasi përqindja e atyre që mendojnë se perspektiva ekonomike e vendit për 2017-n do jetë pozitive është 12%.
E ndjekur nga Bosnje – Hercegovina, me peshën e optimistëve vetëm 18%, ndërsa pesimizmi mbizotëron me 38%.
E krahasueshme me Shqipërinë është vetëm Kosova, me 37%. Maqedonia e ka nivelin e optimizmit ekonomik në 33% dhe Serbia 23%.
Në studim bie në sy se vendet e zhvilluara të Europës Perëndimore, duket se nuk kanë pritshmëri të larta. Ata nuk shprehen kaq optimistë sa rajoni lidhur me perspektivën e tyre ekonomike. Në Itali, ky tregues është 9%, përkundrejt 57% që janë pesimistë, në Gjermani 13%, në Greqi 6%, në Suedi 10%, në Mbretërinë e Bashkuar 15%.
Çudi është që vendet më optimiste në botë janë shtete relativisht të pazhvilluara, si Bangladeshi, Gana apo dhe Pakistani.