Loading...

A do të pranojë Berisha të drejtojë seancën e parë të Kuvendit më 9 shtator?

[sgmb id=”1″]

Presidenti Ilir Meta ka dekratuar sot datën 9 shtator për mbajtjen e seancës së parë të parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit.

Kushtetuta parashikon që kjo seancë e parë të drejtohet nga deputeti më i vjetër, i cili është ish-kryeministri Sali Berisha.

Nuk dihet nëse kësaj radhe Berisha do të pranojë ta kryesojë seancën e parë, apo do të veprojë njësoj si para 4 viteve kur refuzoi, ndonëse ishte deputeti më i vjetër, transmeton lapsi

Kujtojmë që atëhere, drejtimin e seancës e mori Namik Dokle, si deputeti më i vjetër pas Berishës. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në seancën e 9 shtatorit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com